Njoftime për Shtyp

Raportimi vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022” në Kuvendin e Shqipërisë

Përgjatë vitit 2022 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.

I.    TREGUESIT KRYESORË SIPAS FAZAVE TË PROCEDIMIT PENAL

1. Treguesit e hetimeve paraprake, krime/kundravajtje, pesha dhe tendencat e tyre
-Gjatë vitit 2022, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 61114   materiale. Janë ndjekur gjithsej 48315 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,69 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat janë 25737 procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,27 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21883 procedime penale me rritje prej 20,21 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 12799 referime dhe kallëzime penale.

Për të parë raportin e plotë klikoni në linkun "Raportimi vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022” në Kuvendin e Shqipërisë"