Veprimtaritë ndërkombëtare të prokurorisë


Nevoja për një bashkëpunim penal dhe ligjor përtej kufijve kombëtarë po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme, sepse krimi i organizuar në natyrën e vet ka filluar të bëhet gjithnjë e më shumë ndërkufitar dhe ndërkombëtar.

Rrjedhimisht gjatë viteve të fundit bashkëpunimi ndërkombëtar i Prokurorisë Shqiptare ka ndryshuar duke u bërë më efikas, edhe si rezultat i marrëveshjeve për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Puna praktike në këtë drejtim përfshin asistencën e prokurorëve të huaj në hetimet penale që ata zhvillojnë në ose jashtë Republikës së Shqipërisë. Kjo mund të kenë të bëjë me marrjen në pyetje prej prokurorëve shqiptarë të personave të cilët janë në Shqipëri, kontrolle banesash dhe/ose ekstradime të personave në kërkim.

Asistencë të ngjashme Prokuroria Shqiptare kërkon shpesh nga vendet e tjera në lidhje me hetimet penale që zhvillohen prej organit të akuzës në Shqipëri.

Kooperimi ndërkombëtar përfshin gjithashtu edhe pjesëmarrjen në rrjete dhe organizma të ndryshëm koordinativë me karakter ndërkombëtare.

Si njësi e specializuar për bashkëpunimin ndërkombëtar pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ekziston Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, e cila ofron ndihmë speciafike në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar dhe ndërkombëtar. Po ashtu ajo është përgjegjëse edhe për marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet zyrave të prokurorive homologe.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.