• I propozon Presidentit të Republikës numrin e përgjithshëm të prokurorëve, pasi të ketë marrë mendimin e Ministrit të Drejtësisë.
  • I propozon Presidentit të Republikës emërimin, transferimin, ngritjen në detyrë apo shkarkimin e prokurorëve.
  • Cakton drejtuesit e prokurorive dhe zëvendësit e tyre në prokuroritë pranë gjykatave.
  • Miraton strukturën, organikën dhe rregulloret e funksionimit të prokurorive pranë gjykatave dhe ato të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm
  • Urdhëron komandimin e prokurorëve.
  • Ushtron funksionet e drejtuesit të prokurorisë pranë Gjykatës së Lartë.
  • Emëron dhe shkarkon punonjësit e administratës në strukturat e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
  • Përfaqëson prokurorinë në marrëdhëniet me të tretët.
  • Përcakton pagesat për rastet e shpërblimit të dëshmitarëve apo për sigurimin e provave të rëndësishme për hetimet.
  • Jep udhëzime për punën e policisë gjyqësore.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.