Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm znj.Arta Marku në përfundim të votimit për anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Të nderuar kolegë!

Të gjithë bashkë, sot duhet të ndihemi krenarë. Me votën tonë ne e krijuam institucionin e parë të drejtësisë së re, e hodhëm një gur themeli për gjithë sistemin e drejtësisë.

Të gjithë bashkë ne dëshmuam se jemi të përgjegjshëm. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur të gjithë janë skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi një model që duhet ndjekur.


Të nderuar kolegë!
Ju falenderoj nga zemra për pjesëmarrjen dhe qytetarinë e treguar gjatë gjithë procesit!
Gjatë gjithë këtij procesi kemi pasur mbështetjen pa kushte të partnerëve tanë të OPDAT-it dhe EURALIUS-it, të cilët i falenderoj në emër të të gjithë trupës së prokurorëve.

Mbështetja e tyre ka qenë motivim për ne.
Një falenderim të veçantë, në emër të të gjithë prokurorëve edhe për përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe Ministres së Drejtësisë, të cilët na nderuan me praninë dhe fjalët inkurajuese gjatë pjesës së parë të procesit.
Faleminderit gjithë të ftuarve dhe të pranishmëve të tjerë, si dhe përfaqësuesve të mediave.

Faleminderit dhe gjithë prokurorëve, kandidatë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ishin në lartësinë e detyrës dhe të denjë për garën që bënë.
Suksese kandidatëve që u shpallën fitues. Po kështu edhe atyre që nuk u shpallën fitues, por që të do vazhdojnë të jenë mes nesh, prokurorëve të shtetit shqiptar.
Prokurorët ia dolën!

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tirane
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
Tel: 042282010
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.