Komandohet Prokurori ndërlidhës i Shqipërisë pranë Eurojust

Përfundon procesi për përzgjedhjen prokurorit ndërlidhës që përfaqëson Shqipërinë pranë Eurojust.

Sot, në datën 17 dhjetor 2020,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbi bazën e propozimit të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, vendosi komandimin e prokurores znj.Fatjona Memçaj në Eurojust. Prokurori ndërlidhës do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e EUROJUST në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.
 
Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të integrimit të prokurorisë shqiptare në organizatat evropiane të fokusuara në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, terrorrizmit, krimit ekonomik, krimit kibernetik etj, përmes rritjes së bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit.

Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela takoi prokurorin ndërlidhës pranë Eurojust znj. Fatjona Memçaj, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe duke i ofruar mbështetjen maksimale për një bashkëpunim të suksesshëm mes Shqipërisë dhe Eurojust-it, në bashkërendimin e hetimeve si dhe shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve mes autoriteteve gjyqësore respektive.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust. Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.