Kryeprokurorja Arta Marku merr pjesë në takimin e rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të  BE  NADAL
 
Sot datë 16 Maj 2019 Prokurori i Përgjithshëm  znj. Arta  Marku merr pjesë në takimin e 11-të dy-ditor të Rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian.

Ky organizim këtë vit është zhvendosur  në Estoni. Në  takimin e sotëm u diskutua mbi zgjidhjet e reja digjitale  në botën e ligjit, si dhe do të diskutohet për përdorimin e elementëve digjitalë ndërthurur me traditat dhe praktikat më të mira.

Ky është viti i dytë që  Shqipëria e përfaqësuar nga kryeprokurorja znj. Arta Marku, bëhet pjesëmarrëse e një evenimenti  kaq të rëndësishëm  Evropian.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tirane
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
Tel: 042282010
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.