Kryeprokurorja znj.Arta Marku, në takimin kundër krimit ndërkombëtar në Zagreb

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë znj.Arta Marku mori pjesë në një takim të rëndësishëm rajonal në kryeqendrën e Kroacisë, Zagreb.

Në takim ishin gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, Prokurorët e Përgjithshëm si dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Takimi rajonal u zhvillua në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Zyrtari i lartë amerikan z.Sessions tha se ishte takuar me Kryeprokuroren e Shqipërisë, znj.Marku, homologët e tjerë ballkanikë si dhe drejtorët policorë dhe çmoi se “agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet tona përkatëse kanë formuar marrëdhënie të ngushta dhe partneritete për dekada të tëra”.

“Unë jam krenar të them se ato partneritete vazhdojnë sot dhe po bëhen gjithnjë e më të forta. Ne mund të ndërtojmë këto marrëdhënie gjithnjë e më shumë, veçanërisht duke u përqendruar në çështje me interes për të gjithë: terrorizmin, trafikimin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, korrupsionin dhe krimin e dhunshëm. Këto interesa nuk ndalen në kufij”-tha Kryeprokurori amerikan.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.