Kryeprokurorja znj.Arta Marku priti bashkëreporterët e AP të KiE-së

Në Prokurorinë e Përgjithshme u zhvillua takimi i Prokurorit të Përgjithshëm znj.Arta Marku me bashkëreporterët e misionit faktmbledhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko nga Gjermania i Grupit të së Majtës së Bashkuar dhe Bas Klein, nënkryetar i Sekretariatit në Komisionin e Monitorimit. 

Tema e takimit të përvitshëm ishte Reforma në Drejtësi dhe paraqitja e këndvështrimit të Prokurorit të Përgjithshëm për këtë reformë si dhe për luftën kundër krimit të organizuar.

Fillimisht u theksua se është vërejtur një kalim i afateve të procesit tërësor të reformës dhe krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë si dhe të “Vetting”-ut.
Më tej, ritmi i procesit të “Vetting”-ut u përmirësua ndjeshëm në tre muajt e fundit.

Bashkëreporterët u interesuan të mësojnë nëse ka pasur procedime penale të subjekteve të rrëzuar nga procesi i “Vetting”-ut si dhe ecurinë e tyre.
Në takim u diskutua gjithashtu për luftën kundër krimit të organizuar deri në krijimin e SPAK-ut

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.