Mbi thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Tiranë, 29.06.2020 - Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, me synimin për të siguruar dhe mbrojtur shëndetin e prokurorëve, duke kufizuar dhe parandaluar transmetimin dhe përhapjen e COVID-19 ka vendosur shtyrjen deri në një njoftim të dytë të mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbështetur në ligjin nr.115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë".

Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe garanton mbarëvajtjen e punës në ambiente të shëndetshme dhe vijimësi normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetencave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke mbrojtur shëndetin e prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.

Përbërja aktuale e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk cënon vendimmarrjen e këtij organi dhe garanton mirëfunksionimin e tij.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.