Mbi zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Tiranë, 05.01.2021. Në vijim të procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm në dt.23.12.2020 bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 31.12.2020, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 5 prokurorë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

• Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                    
• Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
• Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
• Z. Albert Kuliçi, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
• Znj. Elona Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme po merren të gjitha masat që organizimi i mbledhjes së prokurorëve dhe e gjithë procedura e votimit për anëtarët e KLP-së të zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke shmangur përhapjen e COVID-19.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar paraprakisht Komitetit Teknik të Ekspertëve për të miratuar organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve në mjediset e Pallatit të Kongreseve me një kapacitet optimal për zhvillimin e mbledhjes. Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.