Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj firmosën Marrëveshjen e Bashkëpunimit në funksion të Planit të Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar

Në Prokurorinë e Përgjithshme u nënshkrua marrëveshja me ministrinë e Brendshme në funksion të Planit të Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar.
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku e priti ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes të organizuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Marrëveshja çmohet me rëndësi të madhe për jetësimin e Task Forcës Ndërinstitucionale në kuadër të Planit të Veprimit të operacionit “Forca e Ligjit”.

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku ritheksoi gatishmërinë dhe angazhimin për ofrimin nga prokuroria të burimeve njerëzore dhe infrastrukturore më të mira dhe me kapacitet maksimal për përmbushjen e misionit të kësaj Marrëveshjeje.

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm znj.Arta Marku:

“Prokuroria e Përgjithshme dëshmon me këtë marrëveshje garancinë e plotë në zbatim të ligjeve dhe në respekt të Kushtetutës, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel dhe ndaj cilitdo.

Me këtë marrëveshje dëshmojmë gjithashtu se do t’i përmbahemi plotësisht bashkëpunimit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Hapësira e veprave penale që janë objekt i kësaj Marrëveshjeje, mbetet kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe prokurorive të rretheve gjyqësore me juridiksion të zakonshëm.

Objekt i veprimtarisë së kësaj Marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ne angazhohemi gjithashtu me këtë marrëveshje, për forcimin e bashkëpunimit në luftë kundër krimit të organizuar, pjestarëve të grupeve të strukturuara e organizatave kriminale, aseteve dhe të ardhurave të tyre të paligjshme, si dhe rritjen e efektivitetit në hetimet penale dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.
Ritheksojmë se Prokuroria e Përgjithshme do të ofrojë burimet njerëzore dhe infrastrukturore më të mira dhe me kapacitet maksimal për përmbushjen e misionit të kësaj Marrëveshjeje”.

Marrëveshja e Bashkëpunimit

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.