Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestron e rreth 145 mijë eurove, të depozituara në një Fond Investimesh privat, në emër të shtetasve J.G dhe V.G (vëlla e motër), në vijim të një hetimi të nisur për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale.

Prokuroria e Sarandës kreu veprimet e nevojshme proceduriale, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Sarandë.
Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se dy shtetasit kanë një llogari të përbashkët në Fond Investimi. Në muajin Shkurt 2017, nëpërmjet pagesave , ata kanë shtuar në llogarinë e tyre një shumë në total 150 mijë euro, ndërkohë që aty ka pasur edhe një shumë tjetër parash.

Në muajin Shtator 2017, shtetasi J.G ka transferuar drejt një banke në Britaninë e Madhe një shumë prej 45.000 euro, me shënimin “për blerje prone”.
Pak ditë më pas, në fund të muajit Shtator, J.G. ka njoftuar institucionin financiar bankar se do të tërhiqte edhe shumën prej 145 mijë euro.

Edhe pse shumat e depozituara në llogarinë bankare të përbashkët me motrën e tij, shtetasen V.G. janë deklaruar si kursime nga emigrimi në shtetin grek, si edhe të ardhura nga biznesi që zotërojne, duke marrë në konsideratë vlerën e lartë të fondeve të depozituara cash, si dhe intesitetin e dëshires për kryerjen veprimeve të transferimit të shumave në vlera të konsiderueshme, lindin dyshime mbi burimin dhe origjinën e këtyre të ardhurave, si edhe dyshime për aktivitetin e shtetasit J. G. në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, si edhe të fshehjes së të ardhurave.

Në këto kushte, Prokuroria e Sarandës vendosi sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit J.G të regjistruara në emrin e tij ose në bashkëpronësi.

 

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.