Prokuroria është organ kushtetues organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me dispozitat e pjesës së dhjetë të Kushtetutës së Republikës  së Shqipërisë, “Prokuroria” dhe ligjit organik nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ku janë parashikuar funksionet e saj si, organi që ushtron ndjekjen penale, përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e policisë gjyqësore, si dhe kryen detyra të tjera të parashikuara me ligj.

Prokuroria është organizuar dhe funksionon pranë sistemit gjyqësor. Ajo i ushtron funksionet në mënyrë të pavarur nëpërmjet prokurorëve.

Prokurorët i ushtrojnë kompetencat e tyre duke respektuar parimet e procedimit të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe interesit publik.

 

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.