Me shkresën nr. 633/28, datë 28.02.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Prokurori i Përgjithshëm është njoftuar se ky kolegj, me vendimin e tij  nr.  6, datë 28.02.2019, ka vendosur:  ndryshimin e Vendimit nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra si prokurore,   të Subjektit të Rivlerësimit zj. Antoneta Sevdari.

______________________________________________________________

*Saktësim

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se në pjesën hyrëse të dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Prokuroria e Përgjithshme më datë 06.03.2019, “Thirrje për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë për KLP” janë konstatuar disa parregullsi/zhvendosje të karaktereve për shkak të konvertimit të materialit të skanuar pdf në tekst të shkruar. Duke ju kërkuar ndjesë, nga ana e stafit të Prokurorisë së Përgjithshme janë marrë të gjitha masat për modifikimin e materialit, menjëherë pas konstatimit.

 Klikoni në linkun e mëposhtëm për më tepër.

Thirrje për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë për KLP

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tirane
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.