Media

Rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit në luftën kundër kriminalitetit, Drejtuesi i prokurorisë Fier organizon tryezën ndërinstitucionale

07.12.2023 / 13:46:09

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Z. Eljon Mustafaj, organizoi ditën e sotme një takim të përbashkët mes trupës së prokurorëve të Prokurorisë Fier, drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë, Komisariateve të Policisë Fier, Lushnje, Mallakastër dhe Divjakë, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Fier – Berat, Sektorit të Hetimit Doganor, Sektorit të Hetimit Tatimor, Sektorit të Hetimit të Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve, Drejtorisë Rajonale të Inpektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Insitucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Fier, Degës Rajonale të Shërbimit të Provës Lushnjë dhe Mjekëve Ligjore të Njësisë Fier dhe Lushnjë.

Objekt i takimit ishte rritja e bashkëpunimit, koordinimit institucional dhe treguesve të rezultateve në punë, rritja e eficencës dhe efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe zbatimi i instituteve të reja të procedimit penal si dhe pëërgatitja e akteve të ekspertimeve në kohë në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi. 
Pjesë e diskutimeve, ishte edhe mënyra e hartimit të raportimeve sipas Memorandumit të Mirëkuptimit “Për zbatimin e nenit 59 të Kodit Penal”, lidhur ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme me nr. 1460 prot., datë 30.09.2020 dhe Drejtrorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me nr. 6110 prot., datë 30.09.2020; Udhëzimit të Përgjithshëm të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 15, datë 30.10.2020 “Për trajtimin e njoftimeve nga viktimat akuzuese dhe referimet që dukshëm nuk përmbajnë element të veprat penale”, si dhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 862, datë 26.11.2020 “Për zbatimin e Memoranduumit të Mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit për zbatimin e nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale”.  
Të pranishmit evidentuan gjatë takimit edhe problematikat e konstatuara në procesin e hetimit, ekzekutimit të vendimeve penale dhe mbikqyrjes së ekzekutimit të tyre si dhe zbatimin e rregullave të etikës nga subjektet që ushtrojnë ndjekjen penale, etj.

Përmes këtij takimi, u vlerësua bashkëpunimi i mirë dhe në rritje ndërinsitucional, rezultatet e arritura dhe u kërkua rritja diligjencës për përfundimin e hetimeve brenda afateve ligjore, rritja e rasteve hetimeve kryesisht, etj.
Gjithashtu, u evidentuan problematikat aktuale dhe u vendos fokusi në përmbushjen e rekomandimeve prioritare për vitin 2023 dhe në rritjen e treguesve të rezultateve në punë. 
Përfaqësuesit e institucioneve u angazhuan të forcojnë bashkëpunimin dhe të marin masat e nevojshme sipas kompetencave ligjore, në përmbushjen e objektivave. 

Foto fier 2

Foto Fier

Beilagen