Media

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik AJAZI më datë 26/05/2022 mori pjesë në takimin “Dita e Transparencës” organizuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Të pranishëm në këtë takim ishin: 
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Z. Besnik DERVISHI
Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledian LLATJA
Prefekti i Qarkut Elbasan Znj. Majlinda PERRIU
Përfaqësues të autoriteteve publike të Qarkut të Elbasanit.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, Drejtuesi Ajazi theksoi se transparenca është një instrument shumë i rëndësishëm për mirëfunksionimin dhe llogaridhënien e një institucioni. Në kuadër të ligjit për të drejtën e informimit Drejtuesi Prokurorisë deklaroi se është caktuar Koordinatori për të drejtën e informimit ashtu si dhe magjistrati për median. Gjithashtu përmedni se kemi qenë të kujdesshëm për pasqyrimin dhe përditësimin e informacionit të detyrueshëm e të nevojshëm në programin e transparencës në Web, duke respektuar padyshim ruajtjen e të dhënave konfidenciale në lidhje me informacionin e dhënë.

WhatsApp Image 2022-05-26 at 12.57.56 PM

WhatsApp Image 2022-05-26 at 12.57.43 PM