Media

Informacion mbi përfundimin e hetimeve për një procedim pena

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, depozitoi sot mw 03.11.2022 në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.1695, të filluar në datën 06.11.2021, kundër të pandehurit A. H., i akuzuar për kryerjen e veprws penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.K., dhe të miturit M.K. 

Ky procedim, i referohet ngjarjes së datës 05.11.2021 ku në qytetin e Elbasanit i pandehuri A. H. vrau me armë të ftohtë viktimën F.K., i cili ka gjetur vdekjen në vend dhe ka plagosur rëndë shtetasin e mitur M.K. 

I pandehuri është hetuar nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe u drejtuan nga prokurori i çështjes.