Media

Me datë 28/02/2022 Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi thërriti në një takim drejtuesit e policisë vendore.

Të pranishëm në takim ishin: 

Zëvëndës Drejtuesi i Prokurorisë Z. Gentian Habazaj,
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Z. Ardian Çipa, 
Dy nëndrejtorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, 
Si dhe shefat e komisariateve, përkatësisht Komisariati Elbasan, Komisariati Gramsh, Komisariati Peqin, Komisariati Cërrik dhe Komisariati Librazhd.

Gjatë takimit u diskutua dhe u porositën pjesmarrësit për koordinimin e veprimeve hetimore dhe thellimin e ndjekjes penale për situatën e kriminalitetit në tërësi në qarkun e Elbasanit. Në fokus ishin veprat penale të kultivimit të narkotikëve, shfrytëzimit të të miturve në situatë rruge, dhuna në familje, shpërndarja e narkotikëve si dhe orientime të tjera me natyrë proceduariale. 
Nga të pranishmit në takim u ra dakord që të filloj veprimtaria e strukturave pëkatëse me qëllim arritjen e rezultateve konkrete.

takim elbasan