Media

Lufta kundër kriminalitetit, Prokuroria Fier takime me Drejtues të komisariateve të policisë, AMP dhe policisë gjyqësore

Në datat 08-09 Maj 2024, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Fier, në funksion të përmirësimit të punës, rritjen e efektivitetit të hetimeve dhe ndjekjes penale, si dhe njohjen me rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024, u organizuan takime me drejtuesit e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Komisariatit të Policisë Fier, Komisariatit të Policisë Lushnjë, Komisariatit të Policisë Mallakastër, Komisariatit të Policisë Divjakë, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Fier – Berat, Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, Degët Territoriale të Shërbimit të Provës, si dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Në fokus të takimit ishin temat si më poshtë:

•    Prioritete e luftës kundër kriminalitetit për vitin 2024;
•    Problematikat në punë dhe përmirësimi i tyre;
•    Garantimi i respektimit të të drejtave dhe garancive procedurale të subjekteve të përfshirë në një çështje penal, si dhe me fokus mbrojtjen e të drejtave të viktimës së veprës penale;
•    Zbatimi me rigorozitet i Memorandumit të Mirëkuptimit “Për zbatimin e nenit 59 të Kodit Penal”, lidhur ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme me nr. 1460 prot., datë 30.09.2020 dhe Drejtrorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me nr. 6110 prot., datë 30.09.2020; Udhëzimit të Përgjithshmë të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 15, datë 30.10.2020 “Për trajtimin e njoftimeve nga viktimat akuzuese dhe referimet që dukshëm nuk përmbajnë element të veprat penale”, si dhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 862, datë 26.11.2020 “Për zbatimin e Memoranduumit të Mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit për zbatimin e nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale”;
•    Zbatimi i ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie” dhe udhëzimit të përgjithshëm të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 04, datë 25.04.2024 “Për zbatimin e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”, problematikat e konstatuara sugjerimet përkatëse për zgjidhjen e tyre; dhe
•    Diskutime mbi çështje të tjera në procesin e hetimit, ekzekutimit të vendimeve penale dhe mbikqyrjes së ekzekutimit te tyre, etj.

Takimet e mësipërme janë në vazhdën e takimeve periodike që zhvillohen me qëllim përmirësimin e luftës kundër veprave penale prioritare të rekomanduara, bashkëpunimin insitucional, rritjen e rezultateve të punës së përbashkët dhe të ndjekjes penale efektive në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.