Media

Njoftim në lidhje me incidentin e ndodhur në Spitalin Rajonal Fier

Në lidhje me incidentin e ndodhur në Spitalin Rajonal Fier, në të cilin janë perfshirë bluzat e bardha në dhunimin e shtetasit A.K.,  familjar i  një pacienti, bërë publik në emisonin investigativ STOP, në TV Klan, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier po kryen hetime për mjekë e infermierë te Spitalit Rajonal Fier.
 Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Fier për 2 mjek, është kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier caktimi i masës së sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” deri në përfundim të hetimit