Media
03 Korrik 2023, Gjykata pranoi Kërkesën e Prokurorisë për deklarimin fajtor dhe dënimin e K.Ç për kryerjen e veprave penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga Neni 79 gërma “a” të Kodit Penal dhe “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” të parashikuar nga neni 100/2 Kodit Penal.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç, për vveprën penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga Neni 79 gërma “a” të Kodit Penal dhe “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” të parashikuar nga neni 100/2 Kodit Penal.
-Dënimin e të pandehurit K.Ç, me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.