Media

Shfrytëzim prostitucioni dhe heqja e paligjshme e lirisë, Prokuroria Fier çon në gjyq 4 persona, e pandehur edhe një e mitur

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar kërkesën për gjykim lidhur me procedimin penal nr.200 viti 2023, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Mbajtja e Lokaleve për prostitucion”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Largimi i të burgusurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 114/2,115, 110/2 dhe  323/1, të Kodit Penal në ngarkim të të pandehurve:

1. A.M. - Ka konsumuar elmentet e veprës penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion, lokal + banesë, në bashkëpunim me shtetasit A.T. dhe P.I., si dhe“ Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga nenet 110/a-3, 115 -25 dhe 110/2 të Kodit Penal.
2. P.I. - Ka konsumuar elmentet e veprës penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e Lokaleve për prostitucion, lokal + banesë, në bashkëpunim me shtetasit A.M dhe A. T., “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Largimi i të burgusurit nga vendi i qendrimit”, parashikuar nga nenet 110/a-3, 115 -25, 110/2 dhe 323/1 të Kodit Penal.
3. A.T - Ka konsumuar elmentet e veprës penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion, lokal + banesë” në bashkëpunim me A.M dhe P.I., “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga nenet 110/a-3, 115 -25 dhe 110/2 të Kodit Penal.
4. E mitura A.D., në konflikt me ligjin ka konsumuar veprën penale ”Trafikimi i personave të rritur”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 110/a-3 dhe 110/2 të Kodit Penal.