Media

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria Tiranë kërkon arrestimin e 18 punonjësve të sistemit të burgjeve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar procedimin penal për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga nenet 248, 324/a/2 të K.Penal për 18 shtetasit e ngarkuar me detyra shtetërore në IEVP Fier.
Ky procedim, ka filluar mbi bazën e referimit nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Sistemin e Burgjeve, në përmbushje të objektit të veprimtarisë të përcaktuar në nenin 2 të ligjit nr. Nr. 9397, datë 12.5.2005 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve”, me qëllim “...parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprimtarisë kriminale, të kryer nga punonjës të Policisë së Burgjeve.” 
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore nga policia gjyqësore edhe pranë IEVP Fier, në lidhje me të dhënat e grumbulluara, u krijuan dyshime të arsyeshme se në atë institucion janë kryer veprime të kundraligjshme që plotësojnë elementët e figurës së disa veprave penale dhe konkretisht; 

  • 19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
  • 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
  • 28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:
  • 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
  • Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike). 

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, janë kryer gjithë veprimet e duhura dhe të ngutshme hetimore në bashkëpunim me policinë gjyqsore të SHKBB dhe janë evidentuar veprimet dhe mos veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin,  nga punonjësit e ngarkuar me detyra shtetërore në IEVP Fier përkatësisht si më poshtë; 
 
1.    G. N., me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 të K.Penal. Në cilësinë e përgjegjësit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, lejon dhe kryen falsifikimin e dokumentave dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të padrejtë në 41 raste.

2.    E. A., me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra sistemi burgjeve) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186, 190, 248 të K.Penal. Në cilësinë e  shefit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, shënon në kartelën personale përfitimin e amnistisë dhe lejon kryerjen e falsifikimit të dokumentave dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit në 21 raste; 

 3.    B. M., me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186, 190, 248 te K.Penal. Në cilësinë e shefit të policisë duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 40 raste. 

4.    E. I., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 të K.Penal. Në cilësinë e shefit të sektorit social nuk ka hapur regjistër për përllogaritjen e ditëve të punës, si dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 46 raste. 

5.    A. R., me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 prot datë 07.01.2021, me veprimet e tyre kane sjelle si pasojë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste.

6.    D. N., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.Penal në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 prot datë 07.01.2021, me veprimet e tyre kane sjelle si pasojë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 22 raste.

 7.    A.Gj., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 prot datë 07.01.2021, me veprimet e tyre kane sjelle si pasojë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste.

8.    E. H., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 prot datë 07.01.2021, me veprimet e tyre kane sjelle si pasojë regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 23 raste.

9.    F. M., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal. Në cilësinë e shefes së finacës, pasi vihet në dijeni të lidhjes së kontratës së qiras me subjektin tregtarë në IEVP Fier lejon vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti tregtarë duke plotësuar fatura afrofe të pagesës së energjisë elektrike në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si dhe në parashikimet kontraktuale në kontrat me subjektin tregtarë në dy ambiente të ndryshëm dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste.

10.    F. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  shefit të shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 23 raste. 

11.    N.Xh., me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 6 raste.

12.    M.M., me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar  për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste.

13.    E. L., me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falcifikim i dokumentave”, “Falcifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 1 rast 

14.    Xh. B., me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  specialistit të sektorit social ka paraqitur dokument me përmbajtje të ndryshëm nga ai që është administruar në dosje për të dënuarin M S dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 10 raste. 

15.    D. B., me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falcifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 5 raste.

16.    S. V., me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falcifikim i dokumentave”, “Falcifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 4 raste.

17.    J. Q., me detyrë specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falcifikim i dokumentave”, “Falcifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. Në cilësin e  specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 3 raste.

18.    E. Rr., administatror i njësisë tregtare në IEVP Fier, me NIUS L53226406A, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 i K.Penal.