Media

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.8497 viti 2021 për veprën penale të “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 143 dhe 248 i Kodit Penal. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasja V.K, është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetersuar prona– Hotel “Europa” e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë, pranë Telekom Tiranë. 
Procesi i zhveshjes nga prona dhe i tjetërsimit të saj fillon me deklarimin e djemve të saj, E.T dhe E.T në zyrën e ALUIZNIT se ky objekt, Hotel “Europa”, është ndërtim pa leje i ndërtuar në vitin 1998, fakt ky jo i vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit të saj, shtetasit B.T. 
Dy djemtë e saj, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vjeç. Në lidhje me tokën, kanë deklaruar se nuk dinë e kujt është, pasi është ndërtuar në truallin e familjes dhe është regjistruar me njohje fakti, sipas ligjeve të asaj periudhe. 
Në bazë të këtyre deklarimeve të rreme, si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me çertifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K.,  në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.
Më datë 27.06.2022, janë miratuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë ndaj shtetasve si më poshtë:
1.    B.B si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar në nenin 248 të K.Penal
Masa e sigurisë “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

2.    A.C si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

3.    D.Ll si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

4.    E.P si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga nenin 248 të K.Penal
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

5.    K.D si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës“ parashikuar në nenin 248 te K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

6.    G.T si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale

7.    E.Sh si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

8.    E.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimit“ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 te K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

9.    E.T, I dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimi‘‘ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 të K.Penal.
Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.