Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2014

Prokuroria: Do të forcojmë besimin e publikut
18.12.2012
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka qenë i drejtëpërdrejtë në takimin e organizuar me prokurorët e Republikës së Shqipërisë, ku i ka kërkuar të jenë të angazhuar maksimalisht në forcimin e besimit të publikut ndaj institucionit të akuzës. Në të kundërt, “cilido që nuk pranon këtë filozofi, të krijojë hapësira për punonjës të devotshëm”.

EURALIUS, bashkëpunim të ngushtë për forcimin e institucionit të prokurorisë.
17.12.2012
Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, në Takimin e IV të Komitetit Drejtues të Aktorëve të Interesuar të Projektit “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” (EURALIUS III)” I financuar nga Bashkimi Evropian

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla pret Ambasadorin e SHBA, z. Aleksandër Arvizu
13.12.2012
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, ka uruar Prokurorin e Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, me rastin e marrjes së detyrës.

Prokurori i Përgjithshëm takon ambasadorin Italian
12.12.2012
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Massimo Gaiani, i cili ishte i shoqëruar nga Drejtuesja e Interforza, znj. Anna Poggi.

Prokurori i Përgjithshëm prezanton prioritetet me stafin drejtues të institucionit
12.12.2012
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtues dhe prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme. Menjëherë pas marrjes së detyrës, z. Llalla ka parashtruar fillimisht prioritetet e punës së tij gjatë mandatit 5-vjeçar, ku ka vënë theksin në angazhimin e të gjithë punonjësve për të forcuar besimin e publikut tek institucioni i Prokurorisë

Misioni EURALIUS përshëndet zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm
11.12.2012
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla ka marrë letër urimi nga Shefi i Misionit EURALIUS, z. Joaquin Urias, me rastin e zgjedhjes në detyrë. “Ne pritëm me kënaqësi kandidaturën tuaj për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Z. Adriatik Llalla nis zyrtarisht detyrën si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë
10.12.2012
Sot, më datën 10 dhjetor 2012, në ambientet e Prokurirosë së Përgjithshme u zhvillua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës si Prokuror i Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të Z. Adriatik Llalla.

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm, Z. Adriatik Llalla përpara trupës së prokurorëve, ne ceremoninë e marrjes së detyrës
10.12.2012
Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë më ofruan besimin e tyre për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme dhe unë sot ju garantoj se këtë institucion do ta drejtojmë të gjithë bashkë, ku secili do të jap maksimumin në pozicionin e tij.

Presidenti i Republikës: “Mbështetje maksimale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit”
10.12.2012
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ofron mbështetjen e tij të plotë për institucionin e prokurorisë. Ky qëndrim është shprehur gjatë takimit të parë zyrtar që Presidenti zhvilloi me Prokurorin e Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, menjëherë pas marrjes së funksionit, të hënën më datë 10.12.2012.
Artikuj: 549
Faqe 55 nga 55