Prokurori I Përgjithshëm z. Olsian Çela takim me ekspertët italianë për tërmetin

Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm  z.Olsian Çela, me ndihmën e misionit Pameka në Shqipëri, u mundësua vizita e një delegacioni ekspertësh italianë të kryesuar nga  dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas z. Fabio Picuti dhe  z. Michele Renzo. Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e  Përgjithshëm z. Olsian Çela. Qëllimi i vizitës është  dhënia e asistencës teknike  mbi hetimet që lidhen me pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.

Delegacioni Italian përfaqësohet nga 2 prokurorë të Aquilas përgjegjës për hetime të ngjashme në Itali, një inxhinier si edhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnë çështjet që lidhen me pasojat e  tërmetit.

delegacioni1


delegacioni2

 

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.