Z. Olsian Çela ka marrë zyrtarisht detyrën e Prokurorit të  Përgjithshëm sot më 6.12.2019 në një ceremoni të organizuar në ambientet e  Prokurorisë së Përgjithshme.

Përveç përfaqësuesve të institucionit të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të  OPDAT, EURALIUS, KLP,  si dhe  Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit z.Genci Gjonçaj.

Prokurori i Përgjithshëm i sapozgjedhur z. Olsian Çela  në fjalën e tij u shpreh ndër të tjera, se organi i akuzës ka mundësi,  mbështetje dhe  kapacitete, për ti dhënë vendit të ardhme më të mirë.

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela shtoi gjithashtu se njerëzit kërkojnë drejtësi dhe garantoi angazhim maksimal.

Në fjalën e saj te largimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm znj. Arta Marku falenderoi  stafin e Prokurorisë së Përgjithshme për mbështetjen, ndërkombëtarët për ndihmën e  pakursyer, median për raportimin e vazhdueshëm si dhe i uroi suksese  Prokurorit të Përgjithshëm  z. Olsian Çela.

  foto olsi

  foto2

foto4

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.