Bashkëpunime
Bashkëpunime
Marrëdhënie Juridiksionale me Jashtë
Marrëdhëniet juridiksionale ndërmjet Institucionit të Prokurorisë Shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare në fushën penale realizohen nëpërmjet Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo Drejtori bashkëpunon drejtpërdrejt me autoritetet e huaja dhe funksionon si një njësi ndihmëse e koordinuese ndërmjet Prokurorive me Juridiksion të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë dhe autoriteteve ligjzbatuese të huaja, duke trajtuar kërkesat për ndihmë juridike nga/për autoritetet e huaja në kuadër të çështjeve penale, ekstradimet e subjekteve, njohjet e vendimeve gjyqësore penale të huaja nëShqipëri, si dhe njohjet e vendimeve penale shqiptare në shtetet e tjera, transferimin e të dënuarve etj.
Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme është njësia e specializuar për bashkëpunimin ndërkombëtar që kontribuon në realizimin e objektivave rajonale e globale në luftë kundër aktivitetit kriminal, duke e ushtruar veprimtarinë e saj në bazë të Marrëveshjeve, Konventave apo Traktateve Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe legjislacionit të brendshëm.
Kjo drejtori është përgjegjëse edhe për marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet zyrave të prokurorive homologe dhe njëherazi është pika e kontaktit të Prokurorisë shqiptare me rrjete dhe organizma ndërkombëtarë, si EUROJUST, EJN (Rrjeti Gjyqësor Europian) etj.
Prokuroria e Përgjithshme asistohet nga partnerët ndërkombëtarë nëpërmjet projekteve të ndryshme që ofrojnë ndihmë profesionale dhe trajnim të Prokurorëve dhe Oficerëve të Policisë Gjyqsore.
Kontakto:
E-mail: [email protected]