Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2017
Drogë në kufi me Greqinë, Prokuroria për Krime të Rënda, arrest për doganierë e policë të Kakavijës
26.04.2017
Prokuroria për Krime të Rënda ka siguruar të dhëna të mjaftueshme hetimore, në bazë të të cilave rezulton se punonjës të Policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që një kamion me rreth 1.1 ton kanabis të kalojë në Greqi, në dt. 17.02.2017.
Vendosen nën sekuestro aksionet e bashkëshortes së deputetit Alfred Peza në bankën “Credins” sh.a”
18.04.2017
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini, bashkëshorte e deputetit Alfred Peza, në bankën “Credins” sh.a, në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre nga Prokuroria e Përgjithshme për veprat penale;
Trafik narkotikësh drejt Italisë, arrestime në Policinë e Portit Durrës, si edhe në doganat e Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës
17.04.2017
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është urdhëruar arrestimi i një numri të lartë personash, ndër të cilët 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.
Hetimi i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes, zbulohet grup kriminal për trafikim lëndësh narkotike
08.04.2017
Një hetim i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes dhe Guardia di Finanzia ka zbuluar një grup personash, të cilët dyshoheshin se trafikonin lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, nëpërmjet mjeteve lundruese skaf, me pikënisje zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës dhe destinacion brigjet italiane.
Hetimet e Prokurorisë Mat zbulojnë dy ton drogë. Masë arresti për poseduesin
05.04.2017
Me kërkesë të Prokurorisë së Matit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Andreja Gjinaj, pasi në një tunel dhe në tokën në përdorim të tij, në fshatin Rrethe-Baz u gjetën 2 ton lëndë bimore e dyshuar kanabis në datë 02.04.2017.
Vrasje e dyfishtë në Kukës, burg përjetë autorit
30.03.2017
Gjykata e Kukësit dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin Muharrem Bugjisha, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen me armë të vëllezërve Emri dhe Bilbil Batusha, si edhe plagosjen e Arbër Batusha, pas një konflikti verbal mes tyre, lidhur me përdorimin e një hapësire tokë krom-mbajtëse në fshatin Kalimash
Vjedhja e parave në Rinas, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim punonjësit e Sigurisë Fizike
25.03.2017
Rreth 50 ditë pas vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve që po transportoheshin për në Rinas, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgon për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar. Të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim
Fallsifikim dokumentash, Prokuroria e Shkodrës sekuestron 23 mijë m2 në Baks Rrjoll
24.03.2017
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 23.000 m2 tokë në fshatin Baks Rrjoll, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vatë Lari.
“Dekriminalizimi”, Prokuroria e Përgjithshme: T’i ndërpritet mandati Kryebashkiakëve të Tepelenës dhe Poliçanit
13.03.2017
Prokuroria e Përgjithshme ka konkluduar, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji i “Për Dekriminalizimin”.
Krimi i organizuar, konfiskohet një hotel në Vlorë
07.03.2017
Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për konfiskimin e një hoteli 5-katësh, së bashku me truallin ku është ndërtuar, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të Shpëtim Brahimaj, pasi dyshohet se është kjo pasuri është krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.
Artikuj: 549
Faqe 22 nga 55