Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2016

Prokuroria e Durrrësit nis hetim për lirimin e të dënuarit Lulëzim Berisha
15.12.2016
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në takimin“Mbi Dënimet Alternative”
06.12.2016
Prokuroria Shqiptare i është bashkuar me kënaqësi nismës për promovimin e dënimeve alternative. Nga fillimi i këtij projekti, i cili është zbatuar në disa rrethe gjyqësore, rezultatet janë të kënaqshme.


Hetim anti-kanabis, Prokuroria për Krime të Rënda godet grup të strukturuar kriminal në Kurbin
22.11.2016
Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të zbulojë një grup të strukturuar kriminal që kultivonte lëndë narkotike në zonat e Kurbinit, me qëllim trafikimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shkodër, skemë korrupsioni në Universitet. Arrestohen pedagogë, sekserë e student
21.11.2016
Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro.

Ligji “Antimafia”, sekuestrohen pronat e paluajtshme të shtetasit Ilir Koçiaj
16.11.2016
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur sekuestro mbi 13 prona të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në 500 mijë euro sipas çmimeve të referencës, në pronësi të shtetasit Ilir Koçiaj, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al”.

Plagosja e biznesmenit Fadi Mitri, Prokuroria e Durrësit, sekuestro preventive për pronën 45.000 m2 të shtetasit Pal Selçuni
22.09.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasurinë nr. 152/9 dhe nr. 152/10, të cilën gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Selçuni. Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime se shtetasi Selçuni e ka fituar pronësinë në bazë të akteve të fallsifikuara.

Prokuroria e Përgjithshme: Kushtetuta e re ka krijuar ngërç në aktivitetin e institucionit. Kërkohet zgjidhje urgjente me dispozitë tranzitore.
01.09.2016
Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ka sjell pengimin e ecurisë normale të institucionit të Prokurorisë, e cila kërkon zgjidhje të menjehërshme nëpërmjet miratimit të një dispozite kushtetuese tranzitore. Në optikën e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ndërhyrje emergjente në ligjin themeltar duhet t’u japë fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të Rëformës në Drejtësi.

Prokuroria për Krime të Rënda sekuestron pasuritë e paluajtshme të ish-deputetit Mark Frroku
23.08.2016
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 7 apartamenteve, 2 garazheve, 2 dyqaneve dhe një sipërfaqe tokë arë, në emër të ish-deputetit Mark Frroku, në vijim të hetimit pasuror të nisur ndaj tij. I pandehuri Frroku aktualisht është në gjykim për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Fshehjes së pasurisë…”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, pezullohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e dyshuar për korrupsion
18.07.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, e dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve....”
Artikuj: 549
Faqe 25 nga 55