Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2016
Prokuroria e Fierit, arreste për ish-drejtuesit e Komunës Levan
14.07.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryetarin e Komunës Levan dhe 2 ish-zyrtarëve të tjerë të asaj njësie administrative, njëri prej të cilëve i emëruar në vitin 2015 në një pozicion drejtues në Drejtorinë e Ujësjellësit të Tiranës, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”....
Arrestohet Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për korrupsion në tenderat për ushqime
11.07.2016
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për zv.drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, i dyshuar për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë...”, si edhe për administratorët e 4 kompanive private, të dyshuar për “korrupsion aktiv”, gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.
Prokuroria e Krujës, urdhër ndalimi për drejtues të Kompanisë së Sigurimit të Rinasit
01.07.2016
Prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e disa drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit, në vijim të hetimeve të nisura për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve, ngjarje e ndodhur të Enjten, në datë 30.06.2016.
Hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda, pezullohet gjyqtari Shyqyri Çobo, për ”korrupsion pasiv...” në formën e kërkimit të favoreve seksuale
29.06.2016
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtarin e Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo, i dyshuar për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.
Tokat e sekuestruara në Vlorë në sipërfaqe totale 340 hektarë, hetimi i kalon për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda
28.06.2016
Prokuroria për Krime të Rënda do të vijojë hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, në bazë të të cilave, në tre raste, janë vendosur sekuestro preventive mbi troje me sipërfaqe totale rreth 340 hektarë dhe vlerë sipas çmimeve zyrtare rreth 240 milionë euro.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 175 vjet burgim për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”
27.06.2016
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në total dënimin me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”, procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, për 5 të tjerët, procesi vijon me gjykim të zakonshëm.
Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim “grupin e zjarrit” që vrau efektivin Ibrahim Basha në Lazarat
26.06.2016
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 11 të pandehur të dosjen “Lazarati 2”, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha.
Pesë të pandehur akuzohen për “vrasjen e punonjësit të policisë”, si edhe “vrasje e punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë 5 herë e armëmbajtje pa leje.
Hetimi i Prokurorisë së Beratit, arrestohet ish-kryetari i degës Doganore dhe tre doganierë. Dëmi 40 milionë lekë
25.06.2016
Më kërkesë të Prokurorisë së Beratit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-kryetarin e Degës Doganore, Berat dhe tre doganierë në detyrë, të dyshuar për veprën penale të "Kontrabandës nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”. Këta shtetas dyshohet se kanë favorizuar një subjekt privat për t'iu shmangur detyrimeve doganore në vlerën rreth 40 milionë lekë të reja, në disa praktika importi në vitin 2014
Prokuroria e Krujës akuzon ish-kryebashkiakun e qytetit për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në vlerën 8 mln lekë të reja
24.06.2016
Prokuroria e Krujës dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së qytetit deri në vitin 2015, Shkëlzen Hoxha, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Me të njëjtën akuzë, Prokuroria ngarkon edhe administratorin e kompanisë “Regli” shpk, Njazi Prençi.
Prokuroria e Elbasanit zbulon dëmin 35 milionë lekë. “Arrest me burg” për 5 zyrtarë
15.06.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 zyrtarë të Njësisë Administrative Gjegjan, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash” dhe “Korrupsion pasiv”, për një dëm ndaj shtetit në shumën rreth 35 milionë lekë të reja. Gjithashtu, për 5 zyrtarë të tjerë, është vendosur masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.
Artikuj: 549
Faqe 26 nga 55