Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2016

Prokuroria e Vlorës sekuestron 89 hektarë në Zvërnec, me vlerë 110 milionë euro
14.06.2016
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 89 hektarë tokë në zonën e Zvërnecit, me vlerë rreth 110 milionë euro sipas çmimeve zyrtare, e dyshuar se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Raimond Mezi. Skema e përdorur në këtë rast është realizuar në të njëjtën mënyrë dhe nga të njëjtët persona, të cilët kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme edhe 220 hektarë truall të sekuestruar tashmë, në zonën e Karaburunit.

Ligji për Dekriminalizimin, “Arrest në burg” kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi
13.06.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Prokuroria e Shkodrës, urdhër ndalimi për Drejtorin Rajonal të Tatimeve
13.06.2016
Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e Drejtorin Rajonal të Tatimeve, Hysen Hysaj, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Urdhëri i ndalimit u zbatua nga ana e forcave të Policisë Vendore, Shkodër.

Çështja “IMSI Catcher”, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. “Arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë
07.06.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Përgjithshme vendos mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha
05.06.2016
Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha, mbi bazën e kallëzimit të një grupi deputetësh, për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal.

“Dekriminalizimi”, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ verifikimin paraprak të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi
04.06.2016
Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Prokurori i Përgjithshëm takon Ambasadorin Italian. Vlerësohet maksimalisht bashkëpunimi
03.06.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Alberto Cutillo. Në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave ligjzbatuese në të dy vendet tona.

Nis hetimi për Elvis Rroshin, i dyshuar për veprën penale “fallsifikim dokumentash” në formularin e vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin”
01.06.2016
Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin dhe është regjistruar kryesisht hetimi për kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “Fallsifikimit të dokumentave” në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,

Prokuroria e Shkodrës ndalon drejtues të Qendrës së Zhvillimit Social
01.06.2016
Në bazë të një hetimi dy-javor të Prokurorisë së Shkodër, sot janë ndaluar drejtoresha dhe një infermiere e Qendrës së Zhvillimit Social në këtë qytet, të dyshuara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria e Vlorës, sekuestron sipërfaqe trualli me vlerë 100 milionë euro në Karaburun
31.05.2016
Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.
Artikuj: 549
Faqe 27 nga 55