Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2015

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për të pandehurin Kastriot Ismailaj
20.12.2015
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur shtetasin Kastriot Ismailaj, i cili akuzohet për veprat penale të ”Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës detyrojnë “DIA”-n të tërhiqet nga Arbitrazhi Ndërkombëtar me Shtetin Shqiptar
17.12.2015
Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka pushuar gjykimin për kërkesën e kompanisë ‘DIA”, e cila pretendonte të përfitonte nga Shteti Shqiptar shumën prej 130 milionë euro, për shkak të prishjes së kontratës me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, takon Kryeprokurorin e Francës, Jean Claud Marin
16.12.2015
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, u mirëprit në një takim në Paris nga homologu i tij, Prokurori i Përgjithshëm të Republikës së Francës, z. Jean Claud Marin, ku u diskutua mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiar dhe terrorizmit.

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim “Babagjyshët”
16.12.2015
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim 11 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të njohur si “Babagjyshët”, të akuzuar për “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale.

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim skemën e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve
15.12.2015
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, ndër të cilët zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja.

Prokurori i Përgjithshëm përshëndet Konferencën Gjyqësore Kombëtare
14.12.2015
Gjykata dhe Prokuroria së bashku përbëjnë sistemin e drejtësisë, pushtetin që tashmë është në fazën e diskutimit për tu reformuar. Mendoj se ndaj të njëjtën bindje me ju se sistemi i drejtësisë në vend ka nevojë për reformim...

Prokuroria e Përgjithshme akuzon deputetin Armando Prenga për 3 vepra penale
12.12.2015
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur 3 akuza për shtetasin Armando Prenga, me funksion “deputet”, i cili aktualisht gjendet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Lartë.

Dërgohet për gjykim skema mashtruese “KGE”, përfitimi i paligjshëm mbi 40 mln euro
11.12.2015
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE”, me vlerë rreth 38 milionë euro, si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit

Prokuroria e Përgjithshme akuzon deputetin Mark Frroku për 4 vepra penale
07.12.2015
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur 4 akuza për shtetasin Mark Frroku, me funksion “deputet”, i cili aktualisht gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, caktuar nga Gjykata e Lartë.

Prokuroria e Fierit zbulon kontrabandë 2 milion euro. Arrestohen zyrtarë të Doganave
06.12.2015
Prokuroria e Fierit ka evidentuar 7 zyrtarë të doganave, përfshirë edhe ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, dhe ka urdhëruar arrestimin e tyre pas lejes së marrë nga gjykata, si përgjegjës për veprën penale “shpërdorim detyre”, me pasojë zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”,...
Artikuj: 549
Faqe 34 nga 55