Njoftime për Shtyp

Arrestime për rekrutimet për luftën në Siri

Në kuadër të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, me mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme janë arrestuar shtatë persona, të  dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë për personat e mëposhtëm:
 
1.Genci Sami BALLA, i datëlindjes 1979, lindur e banues në Librazhd, me arsim të lartë, i vetëshpallur Imam i Xhamise te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator)
2.Bujar Asllan Hysa, i datëlindjes 1971, lindur ne fshatin Bastar, Tiranë e banues ne Mëzez, Tiranë, me arsim te mesem, i vëtëshpallur Imam i Xhamise se Mezezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator).
Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
-Dy aparate telefoni celular,
-Disa karta memorie telefoni celular dhe aparat fotografik,
- kartë identiteti në gjuhën arabe si dhe një sërë kontrata depozitash bankare në emër të shtetasit Bujar Hysa dhe në emër të disa shtetasve të tjerë
-Disa libra fetarë, mes të cilëve Libri”Asgjësimi i teorisë së  përzierjes së fesë Islame me fetë e tjera.
Në objektin ku ushtron veprimtarinë fetare, u gjetën
-Tre Njësi komjuteri
-Çantë ushtarake kamoflazhi,
-Dy telefona celularë
-15 fishekë të kalibrave të ndryshëm
3.Edmond Shaban Balla, i datëlindjes 1989, lindur e banues ne  Elbasan, Lagja “Skenderbej”, me arsim 8 vjecar. (Organizator)
4.Zeqir Isuf Imeri, i datëlindjes.1980, lindur ne Diber e banues ne Rruga “Xhaferri”, Yrshek, Tirane, me arsim 8 vjecar. (Organizator,pjesemarres).
  Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës 
materiale:
8 telefona celularë
2 karta telefoni
Nje granade  ofensive e pa montuar.
Nje arme automatike e tipit kallashnikov
Kater krehera autoamtiku.
320 (treqind e njezete) fisheke te kalibrit 7.62
Nje thike me doreze kallcuku te zeze
Dy radio dhënëse-marrëse.
Nje xhup kamuflazhi.
Nje cante sportive ku mbaheshin fisheket
5.Verdi Dielli Morava, i datelindjes 1966, lindur e banues ne Rr. “Hoxha Tasim”, Tirane, me arsim te mesem. (Financues).
6 .Fadil Adem Muslimani (Dervishi) , i datëlindjes 1961, lindur e banues ne Elbasan, Lagja “5 Maji”, me arsim 8 vjecar. (Ndihmes)
7.Astrit Hajdar Tola, i datëlindjen 1972, lindur ne Diber e banues ne Mezez – Tirane, me arsim 8 vjecar.  (Ndihmes). Në banesën e tij u gjet  Një cifte 12 fishekë, 11CD, broshura fetare, fletore me shenime në gjuhën arabe, Një sasi kartash SIM dhe disa numra celularë, një unfiformë ushtarake.
 
Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” të parashikuar nga neni  231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal Shqiptar.
Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Shtetasit Edmond Balla dhe Vervi Morava dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.
Ndërsa shtetasit Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.
Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të gjykatës, u ushtrua kontroll në disa ambjente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtarinë e tyre këta persona.
Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar masat e sigurimit edhe për gjashtë persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale, si edhe po vijojnë hetimet nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

 

Data 11.03.2014