Njoftime për Shtyp

Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Elbasanit

Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Elbasanit

Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku caktoi Drejtues përkohësisht të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, znj.Enkeleda Millonai.

Urdhri mbështetet në nenin 160, pika 4 të ligjit Nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Kryeprokurorja znj.Marku e caktoi znj.Millonai pas dorëheqjes së drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan z.Ardian Nezha.

Curriculum Vitae