Njoftime për Shtyp

Çështja “CEZ-DIA”, Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vjet burgim për Kastriot Ismailaj dhe konfiskimin e rreth 4 mln eurove

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 15 vite burgim për të pandehurin Kastriot Ismailaj, i akuzuar për “mashtrime me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe konfiskimin dhe kalim në favor të shtetit të shumave të parave të gjendura në llogaritë e tij bankare, të cilat arrijnë në një vlerë rreth 4 milion euro.

Prokuroria e Tiranës deklaron se,  nga provat e administruara  gjatë gjykimit të këtij proçedimi penal rezultoj plotësisht e provuar, se  i pandehuri Kastriot Ismailaj,  nёpërmejt gënjeshtrës dhe paraqitjes së dokumentave fiktive, në bashkëpunim me të bashkë të pandehurit e tjerë ka krijuar  një mekanizën të tërë fiktiv,  nëpërmjet të cilit  ka  bërë të mundur  vjedhjen e shumes  649, 803, 520 lek , nga shoqëria  Çez Shpërndarja, në vitet 2010-2011. Një pjesë të parave të  vjedhura nga shoqëria “Çez Shpërndarja”,  i kanë kaluar  subjekteve të tjera me fatura fiktive për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer,  janë përdorur apo   investuar(si psh vendosja nё depozitё) nga i pandehuri Kastriot Ismailaj.


Gjithashtu i pandehuri Kastriot Ismailaj ka kryer  transaksionet financiare nё shoqёrinё "“Adriatic Development Corporation ltd” sh.pk,   me qëllim për të  fshehur dhe  mbuluar  natyrën  e paligjshme të parave pёr tё cilat arrihet nё konkluzionin që vijnë nga  veprimtari tё paligjshme kriminale.  Ai duke i copëzuar shumën e  transferuar në këtë shoqëri ( kryerjes së transfertave në shuma të vogla)  ka kryer transferimin e ketyre parave  me qëllim  fshehjen dhe  mbulimin e origjinës së  tyre të paligjshme.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranës kërkoi, si më poshtë:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të  “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga nenei 143/3 të Kodit penal ( të ndryshuar me ligjin nr.36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij  me 10 vjet burgim;
2. Deklarimin  fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj per veprën penale të “ pastrimti të produktreve të veprës penale të parashikuar nga  neni 28/2 të Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;
3. Nё bashkim tё dёnimeve i pandehuri Kastriot ismailaj tё dёnohet me 15 vite burgim;
4. Shuma  3,215,176 $ dhe 451.132 Euro te sekuestruara prane bankes Credit Agricole,   si dhe shuma  938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, prane Bankes Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit.