Njoftime për Shtyp

Deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë

Deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë

Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë.

Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.

Kryeprokurorja znj.Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.