Njoftime për Shtyp

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi ecurinë e veprimtarisë së prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm për vitin 2020” në KLP

I nderuar zoti Kryetar,

Të nderuar zonja e zotërinj anëtarë,

Viti që kaluam ishte mjaft i vështirë për shkak të pandemisë, e cila krijoi probleme edhe në funksionimin e sistemit të prokurorisë. Megjithatë, prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse të saj, përballuan këtë situate, dhe arritën rezultate në një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2020, të cilët janë ndjekur me përparësi, si nëpërmjet masave admnistrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të unifikuar veprimtarinë e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e zbatimit tyre, me synim rritjen e efektivitetit bazuar në një kuadër normativ të unifikuar, konsoliduar dhe sa më efiçent në veprimtarinë institucionale, ashtu dhe nëpërmjet akteve të përbashkëta me disa institucione dhe agjenci ligjzbatuese ndërvepruese për të rritur kapacitetet institucionale e profesionale dhe efiçencën e bashkëpunimit ndërinstitucional, ku veçojmë:
- Masat e marra për zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë datë 18.06.2020, nëpërmjet, si hartimit të Planit Veprimit për zbatimin e kërkesave të kësaj Rezolute, i miratuar me urdhrin nr.103 datë 17.07.2020, ashtu dhe mbikëqyrja e zbatimit të tij, me efekte në përmirësimin e rregulloreve standard të prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit me juridiksion të përgjithshëm, me qëllim që të sigurojmë efikasitet në organizimin, drejtimin dhe kontrollin e punës në çdo prokurori, ngritjen e disa strukturave funksionale në prokurori, forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimimit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në bashkëpunim me projektin PAMECA V dhe projektin EURALIUS V, si dhe rritjen e eficencës së bashkëpunimit, si ndërinstitucional në nivel qëndror e vendor me miratimin e disa marrëveshjeve të bashkëpunimit dy dhe shumë palëshe, ashtu dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me komandimin e prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust;
- Masat e marra për zbatimin e rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave datë 24.06.2020, nëpërmjet, si miratimit të udhëzimit të përgjithshëm nr.11/2020 “Për rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020 në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, ashtu dhe hatimit të Planit Veprimit “Për zbatimin e Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020” i miratuar me urdhërin nr.112/2020, dhe mbikëqyrja e zbatimit të tij, me efekte në garantimin e pavarësisë së prokurorëve, forcimin e ligjshmërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe rritja e bashkëpunimit e koordinimit ndërinstitucional.
- Masat e marra në drejtim të forcimit të pavarësisë së prokurorëve, mirëfunksionimit të zyrave të prokurorive dhe rritjes së eficencës së punës në çdo prokurori, ku mund të përmendim nxjerrjen e udhëzimit të përgjithshëm miratuar me nr.12/2020; 
- Masat e marra në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale dhe profesionale në luftën ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale, krimit financiar dhe goditjes së aseteve kriminale, duke bashkërenduar punën me të gjithë institucionet ligjzbatuese të përfshira, si në krijimin dhe konsolidimin e një kornize normative të unifikuar edhe për koordinimin në nivel qendror e vendor, ashtu dhe në kryerjen e trajnime të përbashkëta ndërinstitucionale; 
- Marrëveshja me Policinë e Shtetit, për mënyrën e trajtimit të një pjese të materialeve kallëzuese, e shoqëruar edhe me udhëzimin përkatës që hyri në fuqi këtë fillimviti, i jep zgjidhje një problemi të mbartur prej vitesh, lidhur me cilësinë e materialeve referuese; 
- Masa e marra që synojnë përmirësimin e punës në prokurori në drejtim të respektimit të të drejtave të viktimave të krimit, veçanërisht ato të dhunës në familje dhe grupeve vurnerabël. Këtu përmendim, nxjerrjen e një udhëzimi të përgjithshëm, organizimin e tryezave të diskutimeve dhe pjesëmarrjes në trajnime, masa këto që do të vijojnë të jenë në fokusin tonë edhe në vitin 2021.
 

Klikoni në linkun më poshtë për të lexuar të plotë fjalën.