Njoftime për Shtyp

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën e Prokurorive të Apelit Gjirokastër

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën e Prokurorive të Apelit Gjirokastër

Të nderuar kolegë
Të nderuar të ftuar

Është kënaqësi e veçantë për mua që jam sot këtu.
Unë ju përgëzoj për punen e bërë gjatë vitit që shkoi. Kuptoj të gjitha vështirësitë që keni pasur për shkak të ngarkesës së madhe dhe ju falenderoj për përkushtimin e treguar për ta përballuar këtë ngarkesë.
Nuk dua të futem në detaje të punës tuaj apo në tregues të caktuar. Ato do parashikohen dhe prej jush dhe janë të pasqyruara në raportet tuaja vjetore.

Ju garantoj për mbështetjen time dhe të çdo strukture në Prokurorinë e Përgjithshme në vazhdim, në të mirë të punës tuaj.
Ju uroj suksese në punë dhe në procesin e vettingut.

Kam kënaqësinë që në këtë analizë të kem të ftuar edhe përfaqësuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, znj. Nurihan Seiti. Jam e sigurt se znj. Seiti dëshiron tju përcjellë ndonjë mesazh në këtë takim të parë me ju.

Suksese edhe njëherë.