Njoftime për Shtyp

Intervista e Prokurores së Përgjithshme në Top Channel dhënë gazetares Eni Vasili në programin “Open”, dt 8. Maj 2019

Intervista e Prokurores së Përgjithshme  në Top Channel  dhënë gazetares Eni Vasili në programin “Open”, dt 8. Maj 2019

 

Eni Vasili: Mendonit se do të ishte kaq e gjatë periudha e përkoshmërisë, që nga 18 dhjetori 2017? Gati një vit e gjysmë.

Prokurori i Përgjithshëm: Në fakt përpara se ti përgjigjem kësaj pyetje, do të doja të bëja një retrospektivë pra një kthim mbrapa, për të përmëndur arsyet se pse u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkoshëm. Në një nga ligjet pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, pikërisht në ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në një dispozitë kalimtare të këtij ligji parashikohej :“Që nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk do zgjidhej në kohë dhe gjatë kësaj periudhe mbaronte mandati i prokurorit, që ishte në detyrë aso kohe, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do ti ngarkoheshin për ti kryer një nga prokurorët me më shumë eksperiencë, që kishte përfunduar shkollen e Magjistraturës apo që kishte një gradë shkencore në drejtësi, që kishte një eksperiecë pune mbi 15 vjet në sistemin e Prokurorisë dhe do caktohej me vendim te Kuvendit, për të ushtruar funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë të përkoshme”. Pra ishte një dispozitë kalimtare, që ishte vënë në legjislacion,për ti paraprirë një lloj ngërçi apo një lloj boshllëku ligjor, që mund të krijohej nëse KLP do vononte të ngrihej.

  Klikoni këtu për të parë të plotë intervistën