Njoftime për Shtyp

Krimi i organizuar, Prokuroria e Elbasanit, sekuestro për 9 dyqane dhe 5 apartamente

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 5 apartamenteve, 9 dyqaneve dhe 2 garazhdeve, të regjistruara në emër të shtetasit I.K., dhe familjarëve të tij, në kuadër të hetimeve të nisura për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale...”.

Shtetasi I.K. është arrestuar dhe ekstraduar në Itali, pasi është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike.
Ky shtetas, si edhe familjarët e tij të afërt, rezulton se kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme financiare.

Prokuroria e Elbasanit ka zhvilluar hetime mbi pasuritë e shtetasit I.K., në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshime të arsyeshme se I.K. dhe familjarët e tij nuk kanë pasur mundësi reale për të krijuar pasuri me të ardhura nga burime të njohura.
Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi caktimin e sekuestros, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Elbasanit, për pasuritë, si më poshtë:

Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe bodrumi me sip.19.95 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësi 40.76 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 35.16 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 34.78 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 49.57 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 74.1 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 40.76 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 35.16 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 34.78  m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe njësie 39.2 m2, Elbasan
Pasuria lloji i pasurisë një sipërfaqe apartamenti 83.05 m2, Elbasan

Pasuria e llojit garazhd, me sipërfaqe 15m2, Elbasan
Pasuria e llojit garazhd, me sipërfaqe 15m2, Elbasan
Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 95.7 m2, Elbasan

Pasuria e llojit Apartament, me sipërfaqe 86,97 m2, Tiranë.
Pasuria e llojit Apartament, me sipërfaqe 68,21 m2, Tiranë.