Njoftime për Shtyp

Kryeprokurorja znj.Arta Marku bisedoi me kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch

Kryeprokurorja znj.Arta Marku bisedoi me kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch

  Të mërkurën, sot, Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch.

 Temë e bisedës ishte reforma në drejtësi, bashkëpunimi për luftën kundër krimit ekonomik, rigjetjen e aseteve dhe trajnimin e prokurorëve.

 Zonja Marku theksoi rëndësinë për trajnimin e prokurorëve koordinatorë të medias, sipas përcaktimeve të reja ligjore.

 Kryeprokurorja znj.Marku çmoi ndërkaq se reforma në drejtësi ishte domosdoshmëri dhe se efektet reale do të ndihen me themelimin e organeve të reja.

 “Krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, - shtoi zonja Marku, - shmang ngërçet e ndryshme në sistemin e drejtësisë”.

 Z.Neukirch tha se Këshilli i Europës është i gatshëm të ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroritë në qarqe me trajnime si dhe me një projekt për prokurorët koordinatorë të medias.