Njoftime për Shtyp

Kryeprokurorja znj.Arta Marku priti përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë

Kryeprokurorja znj.Arta Marku priti përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku bisedoi me një delegacion me pedagogë të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë.

Temë e bisedimeve në takimin e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme ishte shkëmbimi i përvojave dhe njohja me funksionimin dhe strukturimin e sistemit të drejtësisë në Turqi dhe në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njejta për forcimin e luftës kundër paligjshmërisë si dhe u pajtuan për të shtuar bashkëpunimin mes institucioneve të drejtësisë.

Delegacioni nga Turqia ku bënin pjesë pedagogë, prokurorë, gjyqtarë kryesohej nga z. Şaban Kazdal nga Bordi i Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë.