Njoftime për Shtyp

Masa disiplinore ndaj dy prokurëve për zvarritje hetimesh

 
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur masa disiplinore ndaj dy prokurorëve, pas propozimit të Këshillit të Prokurorisë. Ndaj prokurore Marsida Frashri, e cila ushtron funksionet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u vendos masa disiplinore “Ulje në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore për 6 muaj. Ndërsa ndaj prokurore Belina Kryemadhi, e cila ushtron funksionet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër u vendos masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”.
Këshilli i Prokurorisë u vu në lëvizje për këto dy prokurorë pas informacionit të mbërritur nga Drejtoria e Inspektimit, nga kontrolli i të cilës u arrit të konfirmohej se kanë zvarritur në mënyrë të padrejtë dosjet hetimore që kanë pasur në ngarkim.

28.02.2014