Njoftime për Shtyp

Masë disiplinore “Ulje në detyrë 6 muaj” për prokurorin e Beratit


 Me propozim të Këshillit të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, vendosi  “Ulje në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore për 6 muaj” për prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, Ermir Beta.

Nga inspektimi i brendshëm i institucionit, u arrit të provohej se, në kundërshtim me normat e etikës së prokurorit, z. Beta ka komunikuar në mënyrë informale me palët në një proces hetimi, të ndjekur prej tij.
Në këto kushte, në bazë të nenit 33 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Prokurori i Përgjithshëm vendosi masën e parashikuar në pikën 1/c të këtij neni.

 

Data 27.12.2013