Njoftime për Shtyp
NJOFTIM PËR MEDIAN
NJOFTIM PËR MEDIAN
Në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:
Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
- Z. Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
- Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet zj.Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie.