Njoftime për Shtyp

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prezencës së OSBE-së për mbështetjen e prokurorisë në efikasitetin e drejtësisë penale

Tiranë, 13 prill 2021. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Ambasadori Vincenzo Del Monaco nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit  dy institucioneve, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë për “Bashkërendimin dhe bashkëpunimin në zbatimin e projekteve dhe veprimtarive në mbështetje të efikasitetit të sistemit shqiptar të prokurorisë”. 
Memorandumi synon të mbështesë Pokurorinë e Përgjithshme për të zhvilluar mjete dhe iunstrumente që do t’u vijnë në ndihmë prokurorëve për të përmirësuar efikasitetin e drejtësisë penale. Të dy institucionet do të intensifikojnë përpjekjet dhe do të bashkërendojnë aktivitetet do të mbështesin prokurorët shqiptarë në fushën e shtetit të së drejtës, mirëqeverisjes, demokratizimit dhe të drejtave të njeriut.
Prezenca e OSBE-së do të asistojë në krijimin e udhëzuesve për hetimin e disa veprave penale të cilat kërkojnë vëmendje dhe qasje të re si dhe celjen e një programi trajnimi për prokurorët, dhe oficerët e policisë gjyqësore.    
Në fjalën e tij Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi angazhimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në mirëfunksionimin e sistemin e drejtësisë dhe theksoi nevojën për përmirësimin e kapaciteteve të prokurorisë në hetimin e një kategorie të caktuar veprash penale si trafikimin e qënieve njerëzore, krimit kibernetik, dhe krimit mjedisor. 
Prokurori I Përgjithshëm vlerësoi si të rëndësishëm rolin dhe kontributin aktiv të prezencës së OSBE-së në mbështetje të mirëfunksionimit tës sistemit të prokurorisë dhe ndërveprimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese në realitetin e ri kushtetues dhe ligjor. 

foto takimsmoll 2041