Njoftime për Shtyp

Njoftim mbi Mbledhjen e Përgjithshme e Prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Njoftim mbi Mbledhjen e Përgjithshme e Prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë 

Tiranë, 28.01.2021. U zhvillua sot Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), një prokuror nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe një një prokuror panë Gjykatës së Apelit. 
 Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 257 prokurorë të të gjitha niveleve. 
 Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Eloida Goxhi ka marë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” si  poshtë: 
  • Z. Albert Kuliçi     45 vota
• Znj. Eloida Goxhi  104 vota
• Znj. Elona Alvora     9 vota 
• Z. Zeqir Hoda    91 vota 
 8 vota u shpallën të pavlefshme. 
 Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Moisi Duda i cili mori 238 vota, ndërsa 19 vota janë të pavlefshme.