Njoftime për Shtyp

Njoftim mbi takimin me gazetarë programuar për në 15 janar 2018

Njoftim mbi takimin me gazetarë programuar për në 15 janar 2018

Ditën e hënë në datën 15 janar 2018 në Prokurorinë e Përgjithshme do të organizohet një takim njohës me gazetarë në prani të Prokurorit të Përgjithshëm znj.Arta Marku.
Takimi do të fillojë në orën 10:00 me shkëmbim mendimesh pa karakter të një konference për gazetarë.
Prokurori i Përgjithshëm e çmon si pjesë të rëndësishme të detyrave institucionale bashkëpunimin me median dhe transparencën publike.
Pamjet do të mundësohen nga shërbimi ynë.
Falenderojmë për mundësitë e ofruara prej Jush në pasqyrimin e veprimtarive institucionale.
Çdo njoftim do të jetë i publikuar në faqen zyrtare në internet të Prokurorisë së Përgjithshme.