Njoftime për Shtyp
Njoftim për hedhjen e shortit me KPK
Në Prokurorinë e Përgjithshme u hodh shorti për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve mbështetur në ligjin Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për procesin e “Vetting”-ut.
Shorti u hodh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të drejtuesve të Prokurorive të Rretheve Gjyqësorë.
Për secilin prej 11 prokurorëve në short, përzgjidhen 5 dosje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Procedurën e hedhjes së shortit e mbikqyri kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, znj.Genta Bungo.
Nga hedhja e shortit u përzgjodhën për vijueshmërinë e procesit prokurorët Arben Kraja, Alma Muça, Adnan Xholi, Thoma Jano, Arqilea Koça, Artur Selmani, Sokol Stojani, Anila Leka, Alfred Progonati, Adnan Kosova dhe Kosta Beluri.
Çdo njoftim do të jetë i publikuar në faqen zyrtare në internet të Prokurorisë së Përgjithshme.